Avokati Gentian Rumano ishte këtë të shtunë në Euronews Albania ku tha se drejtori i burgut të Peqinit duhet të japë dorëheqjen, por gjithë historia nuk ka për të përfunduar aty.
Duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten (15.12.2023) ku Sokol Mjacaj vrau brenda ambientit të burgut të sigurisë së lartë Arben Lleshi, avokati Rumano tha se pas kësaj ngjarje kaq të rëndë e gjithë administrata e burgut do jetë nën hetim.
“Është një ngjarje që ka ndodhur brenda ambienteve të cilat administrohen nga drejtori i EVP-së kështu që mendoj se do e japë dorëheqjen. Por nuk përfundoj vetëm me këtë.
Do ketë edhe një hetim sa i përket kontrolleve dhe hetimi do të vazhdojë. E gjithë pjesa e administratës që merret me kontrollin e me vazhdimin e pjesës ku ka qëndruar Mjacaj gjatë kësaj kohe do të jenë të gjithë nën hetim”,-tha Rumano.