Një sherr për motive të dobëta, i ndodhur dy ditë më parë, u bë shkak për dhunë e pengmarrje në Fier.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se pre ra 21-vjeçari, H. T., i cili u mbajt me forcë nga tre persona, për rreth tri orë.
Lidhur me ngjarjen janë prangosur tre persona, dy autorët K. B., 26-vjeç dhe E. A., 25-vjeç, banues në Fier, si dhe një polic, A. Z., 32-vjeç, banues në Mallakastër, i cili kishte dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar strukturat e policisë.
Policia shqiptare njofton gjithashtu se u sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.