Reshjet me intensitet gjatë orëve të fundit dhe era e fortë ka krijuar problematika në bashkinë e Gramshit.
Trashësia e borës në Rovje të Gramshit ka mbërritur në një metër, dhe se aksi rrugor që lidh këtë fshat me bashkinë është bllokuar.
Kreu i Bashkisë Gramsh Besion Ajazi tha se në terren ka dalë grupi i emergjencave për të parë situatën, por në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e borës është e madhe e terreni tepër i vështirë.
Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë.