Paraditen e kësaj të diele një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, ku përpasojë u plagosën dy persona.
Nga të dhënat parapraka bëhet me dije se një automjet ka goditur një tjetër nga pas.
Si pasojë e goditjes është plagosur drejtues mjeti dhe një pasagjere. Burime nga policia pohojnë se te plagosurit janë në urgjencën e spitalit ku po marrin ndihmën mjekësore.
Një grua ka marr mjekim dhe është larguar ndërsa drejtuesi i mjetit është pak me rëndë por jashtë rrezikut për jetën.