Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar një 22-vjeçar me inicialet A.D. I riu po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, 4 emigrantë nga vendet e treta për të kaluar kufirin.
Ai u ndalua dhe arrestua në aksin “Gjirokastër-Kakavije”, ndërkaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.