Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
Drejtuesi i automjetit “Land Rover”, me iniciale H.K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues A.L. dhe T.A.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi A.L. dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.