Kanë nisur këtë të hënë 18-dhjetor seancat publike për vetingun e funksionarëve të lartë të policisë.
I pari që kaloi në sitën e vetingut ishte Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, Edmond Sulaj, i cili u konfirmua ne detyrë.
Seanca u zhvillua në orën 09:00 në ambientet e Ministrisë së Brendshme.
Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Arben Sefaj, kryesues; Denisa Sina, relatore dhe Suela Bulku, anëtare.
Në lidhje me rinisjen e vetingut në polici reagoi dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili deklaroi përmes një psotimi në rrjete sociale se vetëpastrimi në polici lidhet ngushtësisht me integritetin e drejtuesve.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze.