Dy persona janë vënë në Praga pasi u kapën me doza kanabisi pranë portit të Durrësit.
23-vjeçari L.Sh dhe 25-vjeçari S.R nga Saranda u ndaluan nga policia dhe gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën doza kanabisi gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).
Dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.