Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi sot me 6 vota pro dhe asnjë kundër që kërkesa e Prokurorisë së Posaçme t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit Sali Berisha.
Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Këshilli i Mandateve veproi me hile, duke mos
i kërkuar Prokurorisë së Posaçme arsyet e kërkesës për heqjen e mandatit të Berishës.
“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë, siç tha edhe z. Alibeaj, është një kërkesë proceduriale rutinë. Gjykata Kushtetuese do të gjykojë më vonë kërkesën e 1/5 së deputetëve, ndaj Këshilli i Mandateve zhvilloi një procedurë rutinë.
Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë gjithçka, edhe vendimin e sotëm e të Kuvendit, por nuk mund ta pezullonte sot".