Artan Hoxha ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" , për vrasjen e të dënuari Arben Lleshi nga i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj.
Hoxha tha se ishte njoftuar më herët nga një tjetër i dënuar, se në burgun e Peqinit ka hyrë një armë zjarri.
Ai tha se vrasja e Lleshit ka qenë e mirëorganizuar dhe dyshohet të jetë vrasje me pagesë, pasi Sokol Mjacaj nuk ka patur asnjë mundësi për organizimin dhe futjen e armës brenda burgut, ndërsa tani po gënjen për motivin.
"Siguria e burgjeve nuk varet se sa të trasha janë mure, por sa të kualifikuar, përzgjedhur dhe mirë-paguar e ke personelin që e ruan burgun. Dhjetë ditë para nga data 5, një i dënuar që ndodhet pikërisht në këtë sektor, me jep informacion, që në burg janë futur armë zjarri. Ai ishte i frikësuar, sepse mendonte se një nga objektivat për t’u ekzekutuar ishte edhe ai".