Është zbardhur dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i cili është ndaluar nga policia pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli nga i dënuari me burg përjetë, Sokol Mjacaj mesditën e 15 Dhjetorit.
“Në ditën e ngjarjes ndodhesha në zyrë.
Më raportuan në radio për ngjarjen në godinën B. Sokoli ishte mbyllur në dhomën e takimeve.
U afrova tek dera, Mjacaj tha se nuk e dorëzonte armën”, ka deklaruar drejtori burgut të Peqinit.