Policia rrugore ka bërë bilancin e një javë në ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kështu, në 1 javë 15 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Në total janë dhënë 9 405 masa administrative, mesatarisht 1343 masa në ditë; 167 për xhama të zinj; 576 për shpejtësi mbi normat; 140 për parakalim të gabuar; 349 për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit; 312 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 59 për mosvendosje të kaskës; 243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve; 15 për mosrespektim të tabelës “STOP”; 6818 për qëndrim të gabuar; 726 masa për shkelje të tjera.
44 masa administrative janë me pezullim leje drejtimi; 10 automjete të bllokuara; 3 automjete me targa të huaja, për verifikim; 5 për detyrime të palikuiduara; 2 për mungesë dokumentacioni.