Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarëve për ngjarjen në burgun e Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej detyrim parqitjeje.
Nga ana tjetër mbrojtja pretendon se dosja nuk mund të jetë e përbashkët, pra duhet të ndahen përgjegjësitë në varësi të funksionit që punonjësit kanë pasur në IEVP-në e Peqinit.
Sipas mbrojtjes disa prej tyre nuk kanë asnje lidhje me vendin ku ka ndodhur ngjarja, pasi shërbejnë në sektore të tjera.
Ndër të tjera ata kanë shtuar se drejtori i burgut ka dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.
“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangesi në funksionim”, kanë deklaruar ata.