Një 14-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Korçë dhe familjarët kanë bërë denoncimin në polici.
54-vjeçari me iniciale A.M. ka paraqitur kallëzimin një ditë më parë në komisariatin e Korçës.
Nuk dihet nëse e mitura është larguar me dëshirë apo është rrëmbyer.
Ndërkohë, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.