Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, është pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Bushati u shpreh krenar me deklarimin e Blinkenit se partneriteti i Shqipërisë ka qenë shumë i vyer për ShBA-në.
“Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”, tha Bushati.
“Në emër të KM Rama e ftova Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024”, shtoi ai.