Masa e arrestit ndaj Berishës, reagon avokati Ngjela

Shqipëria

Masa e arrestit ndaj Berishës, reagon avokati Ngjela

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:11
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Ai tha se për masën e arrestit ndaj Berishës nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese.

Sipas avokatit, Kushtetuta ndalon vetëm arrestimin e tij, i cili nuk mund të ndërmerret pa shkuar në Parlament.

"Nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese.

Nëse do ishte para se të bëheshin amendamentet kushtetuese në lidhje me imunitetin natyrisht që do ishte shkelje Kushtetuese.

Imuniteti i Berishës, një ditë para vendimit të Kuvendit, Kushtetuesja flet për legjitimitetin e kërkesës së SPAK.

Por Kushtetuta e re ndalon vetëm arrestin i cili nuk mund të ndërmerret pa shkuar në parlament.

Prandaj në momentin që doli vendimi për arrestin për Berishën pasi nuk u paraqit në pyetje, natyrisht që do merret arresti.

Do shkojë nga komisioni para disa ditësh në seancën plenare që është nesër’’, u shpreh Ngjela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat