Dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK që kërkon ti hapet rrugë arrestimit të Sali Berishës, janë depozituar në Kuvend.
Bëhet fjalë për raportin e mazhorancës, ndërsa raporti tjetër është i deputetit Enkelejd Alibeaj përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve.
Vlen të theksohet se të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
“Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e autorizimit, të kërkuar me shkresën nr. 16688 prot., datë 12.12.2023 të SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në raportin e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj.