Mes tensionesh e përleshjeve në Kuvend, miratohet pro lejimi i arrestimit të Sali Berishës - ja çka thotë ai

Shqipëria

Mes tensionesh e përleshjeve në Kuvend, miratohet pro lejimi i arrestimit të Sali Berishës - ja çka thotë ai

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:19 Përditësuar në ora: 09:35 më 21.12.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përleshje mes demokratëve dhe policisë para Kuvendit, gratë më të revoltuara

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë përplasur me gardën në Kuvend, në përpjekje për të çarë kordonin e policisë.

Protestuesit kërkojnë mos arrestimin e Berishës,kur pritet që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e tij.

“Berisha,  Berisha”, thërrasin ata njëzëri, ndërsa u kërkojnë policëve të hapin rrugën.

Qindra policë janë angazhuar gjatë kësaj ditë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa Parlamenti dhe presidenca janë blinduar.

Vazhdon skandali/ Rama nuk lejon sërish deputetët e opozitës në Kuvend

Edhe në këtë seancë, Edi Rama nuk po lejon deputetët e opozitës të futen në sallën e Kuvendit.

Forca të shumta të Gardës së Republikës nuk po lejojnë deputetët e opozitës të futen brenda.

Edhe pse ligjvënësit demokratë thonë se ata po shkelin ligjin, forcat e gardës janë vendosur gardh para derës.

Opozita në protestë! Berishës i bashkohet edhe grupi i Bardhit

Deputetët e opozitës po mblidhen në selinë e PD-së dhe po presin ardhjen e Berishës.

Oerd Bylykbashit, Bardh Spahisë, Edmond Spahos dhe Luçiano Boçit, i janë bashkuar edhe Saimir Korreshi dhe Bledjon Nallbati.

Po ashtu për protestën e sotme Berishës priten t’i bashkohet edhe grupi Bardhi.

Deputetët e opozitës mblidhen në selinë e PD-së, Luçiano Boçi: Do jemi edhe në Kuvend edhe me protestuesit

Deputetët e opozitës po mblidhen në selinë e PD-së dhe po presin ardhjen e Berishës.

Oerd Bylykbashi, Bardh Spahia, Edmond Spaho dhe Luçiano Boçi në hyrje të selisë janë ndaluar nga gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, ku i pyeti nëse do jenë me protestuesit apo në kuvend. Luçiano Boçi përgjigjet: Edhe në Kuvend edhe me protestuesit.

Në seli ka mbërritur dhe Flamur Noka i cili nuk komentoi, por hyri në seli me gishtat ngritur.

Protesta e Berishës/ Perimetri i Parlamentit dhe Presidencës i blinduar nga forcat e policisë

Ditën e sotme pritet të mbahet protesta e opozitës, po në të njëjtën ditë, kur pritet që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.

Qindra policë janë angazhuar gjatë kësaj ditë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Perimetri i Parlamentit dhe Presidencës është blinduar nga forca të shumta të policisë, mësa këto të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.

Berisha drejt arrestimit/ Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK, opozita rrethon godinën! Skenarët që parashikohen

Kuvendi mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ndërsa në pikë të parë të rendit të ditës është dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vetë zoti Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit. Ndërsa e enjtja parlamentare pritet të prodhojë kaos me flakadanë brenda sallës së Kuvendit dhe paralelisht protestë në ambientet e jashtme.

Këtë herë, pas vetes, për të kundërshtuar SPAK-un dhe për skenarin e së enjtes, Berisha ka edhe deputetin Gazment Bardhi, i cili në një prononcim të mëhershëm theksoi se “detyra jonë është të vijojmë aksionin brenda sallës”.

Por çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend? Cilët janë skenarët që parashikohen?!

Seanca plenare këtë të enjte nis me shqyrtimin dhe votimin e raportit të Këshillit të Mandateve, këshill i cili i dha dritën jeshile autorizimit të kërkuar nga SPAK,  për arrestin me burg apo arrest shtëpie për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e opozitës pritet të mbërrijnë në parlament rreth orës 9. Së bashku me ta do jenë edhe tre deputetët më të fundit të përjashtuar me 10 ditë Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi.

Burime për Top Channel nga grupi parlamentar i PD pohojnë se do të përsëriten të njëjtat veprime si seancën e shkuar. Të tentuarit në çarjen e kordonit të gardës për të mundësuar futjen në parlament edhe të tre kolegëve të tyre të përjashtuar, gjë e cila do të bllokojë hyrjen në sallën plenare të deputetëve socialist.

Nuk përjashtohet mundësia e bllokimit të ligjvënësve socialist në hyrjen kryesore të kuvendit dhe në atë anësore nga krahu Akademisë së Shkencave. Nëse ky skenar do të vihet në veprim, atëherë do të kemi përsëritjen e situatave me protestat e Lulëzim Bashës në 2019, kur bllokohej hyrja e deputetëve socialist nga protestuesit e tij.

Deputetët e opozitës e kanë bërë të qartë se nuk do të jenë prezent momentet kur do të votohet raporti këshillit të mandateve, moment i dhënies fuqi absolute autorizimit të kërkuar nga SPAK për deputetin Berisha. Në rendin e ditës të kësaj seance të fundit të parlamentit për këtë vit, janë edhe projektligji me ndryshimet e ngritjes të Komisioneve Hetimore Parlamentare, një tjetër projektligj për ndryshime në ligjin e tatimeve,  si edhe tre ratifikime marrëveshjes ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat