Analisti Plator Nesturi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se do e pranojë vendimin e Kuvendit, por do të djegë Parlamentin.
Komentet Nesturi i bëri në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Berisha po bën atë që ka thënë për djegien e Kuvendit.
Pra sipas tij, pa u djegur Parlamenti, nuk do t’i hiqet imuniteti Berishës.
“Berisha e ka thënë këtë gjë, që Berisha do të pranojë vendimin e Parlamentit, por Parlamentin do e djegë. Këtë ka thënë, atë po bën. Domethënë pa u djeg Parlamenti…”, tha Nesturi.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar arrestimin e Berishës, pas mosrespektimit nga ana e tij të masës së vendosur më parë ndaj tij “detyrim paraqitje”.
Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku i akuzuar është edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.