Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje.
Mësohet se 43 vjeçari ka vjedhur një automjet tip ‘Opel’ në oborrin e një banese në rrugën “Bab Rexha” në kryeqytet.
Pasi e ka vjedhur, e ka fshehur mjetin në një garazh në zonën e Don Boskos.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.