Deputetët e opozitës mblidhen në selinë e PD-së, Luçiano Boçi: Do jemi edhe në Kuvend edhe me protestuesit

Shqipëria

Deputetët e opozitës mblidhen në selinë e PD-së, Luçiano Boçi: Do jemi edhe në Kuvend edhe me protestuesit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 09:05
Deputetët e opozitës

Deputetët e opozitës po mblidhen në selinë e PD-së dhe po presin ardhjen e Berishës.

Oerd Bylykbashi, Bardh Spahia, Edmond Spaho dhe Luçiano Boçi në hyrje të selisë janë ndaluar nga gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, ku i pyeti nëse do jenë me protestuesit apo në kuvend. Luçiano Boçi përgjigjet:

Edhe në Kuvend edhe me protestuesit.

Në seli ka mbërritur dhe Flamur Noka i cili nuk komentoi, por hyri në seli me gishtat ngritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat