Me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi ka votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Pas vendimit të Kuvendit, një korrier i Parlamentit vjen në SPAK dhe i dorëzon të protokolluar vendimin që u mor në seancën plenare.
Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin i drejtohet Gjykatës dhe konkretisht Gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës e sigurisë, nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte në masën arrest në burg ose arrest në shtëpie.
Pas vendimit të Gjykatës i takon BKH dhe Policisë së Shtetit të ekzekutoj vendimin.