Berishës iu hoq imuniteti/ Bardhi: Akt politik i Ramës, u miratua pa prova

Shqipëria

Berishës iu hoq imuniteti/ Bardhi: Akt politik i Ramës, u miratua pa prova

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 10:57
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në platformën X, lidhur me votimin ditën e sotme në parlament ku Sali Berishës iu hoq imuniteti i deputetit.

Sipas Bardhit, votimi në parlament vetëm me votat e opozitës, tregon se kemi të bëjmë më një akt politik. Sipas tij nuk pati asnjë arsyetim, provë apo fakt që Bëerishës t’i hiqej imuniteti.

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat