Sali Berisha ka mbajtur fjalën nga selia blu, pas heqjes së imunitetit në Kuvend, ku mazhoranca votoi me 75 vota pro kërkesën e SPAK.
I pyetur nëse do e respektoj vendimin e Gjykatës, Berisha u shpreh se çdo masë që është marrë ndaj tij është ilegjitime, ndërsa e ka konsideruar si hakmarrje politike këtë gjë po ndodh.
Mes tjerash Berisha nënvizoi se ndihet më i vendosur se kurrë.
“Jam më i fortë se kurrë. Më i vendosur se kurrë, në mbrojtje të kauzës opozitare. Kjo kauzë do të triumfojë. Nuk ka forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhjet e krimit të drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve do i ketë ditët e numëruara. Rama do përfundoj si gjyshi i tij Enver Hoxha.
Çdo gjë që është marrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka diskutim. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje politike”-tha ai.