Berisha: O sot o kurrë të përmbysim diktaturën

Shqipëria

Berisha: O sot o kurrë të përmbysim diktaturën

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:24
Sali Berisha

Politikani shqiptar, Sali Berisha ka protestuar sot në oborrin e jashtëm të Parlamentit në Shqipëri.

Në fjalën e tij, përballë qytetarëve që ishin mbledhur për ta mbështetur, Berisha tha se kjo ditë, 21 dhjetor 2023, është një ditë frymëzimi për t’u ngritur në protestë kundër kësaj qeverie, që e quajti si “narkoshtet”.

“Kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë ata sot nga ju, tmerrin që kanë nga opozita e vërtetë. Ato mendojnë se duke vepruar si sot, ne do biem në qetësi, kam bindjen se kjo ditë do jetë ditë frymëzimi, një ditë që do ju rikujtojë atyre se misioni i tyre është o sot o kurrë, të përmbysim diktaturën, regjimin e krimit!

Ju jeni dëshmitarë se prej muajsh ne kemi denoncuar me fakte dhe dokumente dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat