Gazetarja Shevroja: Sali Berisha mund të arrestohet nesër

Shqipëria

Gazetarja Shevroja: Sali Berisha mund të arrestohet nesër

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:23
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mund të arrestohet nesër nga SPAK-u.

Kështu deklaroi në Info Magazine, gazetarja Erneta Shevroja.

Në ditën e sotme nuk ka një vendim për Sali Berishën. Nuk ka një njoftim që gjykata do të mblidhet dhe do të ashpërsoj masën ndaj Sali Berishës. Ajo që pritet është nesër. Do të kemi një vendimmarrje nga ana e SPAK-ut dhe z. Berisha, do të vendoset në masën e arrestit shtëpiak, Dhe, pastaj mund të vazhdohet me masën e arrestit me burg”, tha Shevroja në Klan Kosova.

Ditë më parë, Struktua e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pati bërë kërkesën për heqjen e mandatit të Berishës.

Kjo është aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pas kësaj ish-kreu i PD-së mund të përfundoj në pranga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat