Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina u shpreh se kjo e sotmja ishte një seancë si seancat e tjera, ku një segment i opozitës nuk ka lejuar seancat normale.
Ajo shtoi se PD nuk dot përdorë standarde të dyfishta, do të votojmë për këto deputet që kërkohet nga organet e drejtësisë.
Karabina: Ishte një seancë si seancat e tjera, ku një segment i opozitës nuk ka lejuar seancat normale. Ishte komisioni ai që parapriu heqjen e imunitetit dhe kjo seancë kaloi në tym dhe flakë, duke miratuar edhe heqjen e imunitetin e Sali Berishës.
Ne si PD kemi një qëndrim të qartë lidhur me vendimet e Prokurorisë së Posaçme, dhe kemi një mbështetje pa rezerve ndaj vendimeve të drejtësisë. Nuk do të përdorim standarde të dyfishtë, do të votojmë për këto deputet që kërkohet nga organet e drejtësisë.