Atentat ndaj Xhevdet Plakut, GJKKO lë në burg “të fortin” e Durrësit

Shqipëria

Atentat ndaj Xhevdet Plakut, GJKKO lë në burg “të fortin” e Durrësit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për katër të arrestuarit që dyshohen për organizimin e një atentati në vitin 2019, ndaj Xhevdet Plakut nga Durrësi.

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për të “fortin” e Sukthit, Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi Algert Rapi si dhe për ish-oficerin e Policisë Dedan Gjoni, ndërkohë që në Holandë është arrestuar, Dejvi Gjermani.

Gjatë zhvillimi të seancës Kep Arapi ka mohuar akuzën e ngritur nga SPAK.

Ata u vunë nën akuzë pas zhbllokimit të aplikacionit Sky-cc.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat