Rama takim me ministrin italian: Gati për firmosjen e ‘Marrëveshjes së Pensioneve’ të shqiptarëve në Itali

Shqipëria

Rama takim me ministrin italian: Gati për firmosjen e ‘Marrëveshjes së Pensioneve’ të shqiptarëve në Itali

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 20:46
Pamje nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në Kryeministri Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani,

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se më në fund Shqipëria është gati për të firmosur Marrëveshjen e Pensioneve të Shqiptarëve në Itali.

“Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat