Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Korçë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se një automjet tip “Audi” është përplasur me një motomjet.
Drejtuesi i motomjetit që mbeti i plagosur, është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.