“Mjetet plot me mallra kalonin pa kontroll në Kakavijë”, pranga përgjegjësit të doganës dhe doganierit. Në kërkim 1 tjetër

Shqipëria

“Mjetet plot me mallra kalonin pa kontroll në Kakavijë”, pranga përgjegjësit të doganës dhe doganierit. Në kërkim 1 tjetër

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një operacion i nisur prej mëngjesit të së Shtunës e deri në orët e para të së Dielës është zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër.

Pas hetimeve me urdhër të AMP, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktarj, është arrestuar përgjegjësi i doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa i shpallur në kërkim është një tjetër punonjës i doganës.

AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat