Ndihmoi ‘baronin’ e drogës në aktivitetin kriminal/ Ish-shefi i komisariatit Kurbin rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga qelia

Shqipëria

Ndihmoi ‘baronin’ e drogës në aktivitetin kriminal/ Ish-shefi i komisariatit Kurbin rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga qelia

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Dritan Metaj

Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë nga Apeli I GJKKO.

Metaj, kërkon zbutjen e masës së sigurisë, “arrest me burg” që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor të këtij viti, gjatë operacionit “flakë në det”, pasi ai dyshohet sipas SPAK se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.

Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat