Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Portëz të Fierit.
Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke lënë pas dy persona të plagosur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Gjithashtu një radhë e gjatë kilometrike makinash ka bllokuar trafikun.