​“Dorëheqja e Goros”, reagon Beleri: Detyrën ta marrë një nga këshilltarët bashkiakë

Shqipëria

​“Dorëheqja e Goros”, reagon Beleri: Detyrën ta marrë një nga këshilltarët bashkiakë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:13
Jorgo Goro

Pas tërheqjes së Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë, lajm i cili u bë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu.

Përmes një deklaratë publike ai përgëzon kryeministrin Rama për vendimin e marrë, duke e cilësuar një hap pozitiv.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit. Shtatë muaj pas zgjedhjeve bashkiake ai mësoi se qytetarët e Himarës më zgjodhën mua për kryetar bashkie dhe e dërguan në shtëpi kryetarin e mëparshëm që ishte i zgjedhuri i tij. Ai në fakt nuk dha dorëheqjen, por hoqi dorë nga posti i tij i humbur prej kohësh. Në fund të fundit, ai ishte një kukull. Përshëndes hapat e rëndësishëm të Edi Ramës drejt realitetit”, reagoi Beleri nga burgu.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri që do të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, Rama njoftoi një postimi në platformën “X” se do të bazohen në praktikat me të mira evropiane. Megjithatë, një zgjidhje ia ofroi vetë Fredi Bleri nga burgu.

“Ai ka përmendur në postimin e tij se do të ndjekë “praktikat më të mira evropiane”. Unë e ndihmoj atë në kërkimin e tij duke vënë në dukje sa vijon: Kushdo që merr detyrën e kryetarit të përkohshëm deri në lirimin dhe betimin tim, duhet të jetë një nga këshilltarët e fraksionit bashkiak me të cilin fituam zgjedhjet komunale të majit 2023. Ai nuk mund të jetë pa lidhje me votën e popullit të Himarës kundër zgjedhjeve të fundit bashkiake”, shprehet Beleri.

Fredi Beleri përmes avokatëve të tij ka kërkuar leje për të dalë nga burgu në mënyrë që të betohet si kryetar i zgjedhur i Himarës, por kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë. Kundër kësaj kërkese kanë qenë SPAK dhe Drejtoria e përgjithshme e burgjeve me argumentin se nuk parashikohet në ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat