Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Ai në një postim në Facebook ka zgjedhur ta postojë urimin e tij krahas një tabloje të pikturuar në atelienë e Çetirëve.
“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit,
ju uroj bekime dhe festa të bardha. Muzeu “Onufri”, Berat”, shkruan Rama.