Alma Kaçi ka deklaruar se në momentin që kreu aktin seksual me Safet Gjicin, nuk kishte pasur presion nga ana e kryebashkiakut.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo tha se asaj i ishte besuar një mision, pasi nuk ishte gruaja e parë që kryente të tilla akte në zyrën ku Gjici ushtronte funksionin e tij si kryebashkiak.
“Nuk jam as e para, as e fundit që e kam bërë atë që gjë në atë zyrë. Nuk pati presion, unë kisha një mision për të kryer. Ai ka qenë tip flirtuesi, kur u bë videoja ishte takimi i dytë.
Në takimin e parë kuptova që ky ishte tip flirtuesi. Me femra të panjohura fare ai fillonte direkt flirtimet”, tha Alma Kaçi.