35 persona ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, pas flakëve në godinën në Lushnjë.
Sipas informacioneve, forcat policore aktualisht po kontrollojnë në çdo kat nëse ka të bllokuar nga flakët dhe nuk kanë mundur të dalin.
Në ndihmë të policisë ndodhen edhe forcat RENEA, të cilët nxorën dy fëmijë që ishin të izoluar dhe kishin dalë në tarracë.
Zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të flakëve në ndërtesën 12 katëshe.