Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosuri është paraqitur vetë pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit afër një xhamie mes dy të rinjve 18-vjeçarit Rafaelo Lleshit, i cili mbeti i plagosur dhe 21-vjeçarit Xhovani Perlesit.
“U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “. 21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezh?s, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.