Një qytetar i prekur nga zjarri që ra ditën e djeshme në një qendër tregtare në Lushnjë, është shprehur se nga flakët ishte djegur edhe biznesi i tij, një kursim 30 vjeçar.
Në një prononcim për mediat qytetari tha se qendra tregtare që u përfshi nga flakët ishte më e madhja në qytet.
Ai tha gjithashtu se shumë persona do të dalin në rrugë, pasi në këtë qendër ishin punësuar një numër i madh punonjësish.
“Të gjithë që janë aty tregtarë janë, kanë dyqanet poshtë. Rreth 200 dyqane. Kjo ishte ndërmarrja më e madhe e qytetit. Lexova titrat erdha me vrap këtu. Dyqanet lartë, miliona lekë dëm. Gjithë investimet 30-vjeçare ikën për një orë. Kush e mendonte këtë gjë. S’na ka vajtur mendja për sigurime. Sistemi për fikjen e zjarrit ka qenë brenda”, tha qytetari.