“Rama ka vendosur kontroll mbi të gjitha pushtetet” - Berisha: Bleu Lulzim Bashën

Shqipëria

“Rama ka vendosur kontroll mbi të gjitha pushtetet” - Berisha: Bleu Lulzim Bashën

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:23
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kreu i qeverisë Edi Rama ka vendosur kontroll mbi të gjitha pushtetet.

Lideri demokrat u shpreh se kur kryeminiastri pa se opozita do e groposte, sipas tij, kaloi në veprime ekstreme ndaj saj.

Ai theksoi se ëndrra e Ramës është një Shqipëri pa rini dhe pa opozitë, duke hedhur akuza se bleu Lulzim Bashën për të arritur qëllimin e tij.

Sali Berisha: Pra, Edi Rama ka vendosur një kontroll të plotë dhe total mbi të gjitha pushtetet.

Por ëndrra e tij është kjo. Një Shqipëri pa rini, një Shqipëri pa opozitë.

Në qoftë se një Shqipëri pa rini, po e realizon me largimin e të rinjve nga Shqipëria, Shqipërinë pa opozitë e realizoi duke blerë ish-kreun e opozitës.

Natyrisht shpirti opozitar nuk u ble dot nga Edi Rama dhe gjatë dy viteve dhe këtu duhet ta them, që drejtuesit tuaj kanë një meritë të veçantë se qenë më të parët që u rreshtuan në shpëtimin e PD-së. Ua them unë ju.

Por pasi e pa se i doli jashtë kontrollit, pasi e pa se ëndrra e tij po bëhej pluhur, ëndrra e tij për një Shqipëri pa opozitë, pasi e pa se kjo opozitë e vërtetë do e groposte siç e meriton, ai kaloi në veprime ekstreme ndaj saj.

Në mohimin e të drejtave themelore të opozitës, pa të cilat ajo nuk është opozitë. Ajo është fasadë, ajo është një opozitë në letër, por kurrë një opozitë e vërtetë.

I mohoi në parlament të drejtën e komisioneve parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat