SPAK me ‘dorë të hekurt’, sekuestron apartamente, garazhe dhe makina në pronësi të kunatit të Vis Martinajt

Shqipëria

SPAK me ‘dorë të hekurt’, sekuestron apartamente, garazhe dhe makina në pronësi të kunatit të Vis Martinajt

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:27
SPAK

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar kërkesë Gjykatës për konfiskimin e 15 pasurive të Arben Kaçorrit, i dënuar në Itali. Midis pasurive të sekuestruara janë apartamente të shumta në Tiranë, garazhe dhe automjete.

Njoftimi: 

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në fokus të saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Arben Kaçorri dhe personave të lidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat