Shërbimi i kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve arreston shefin e policisë së burgut të Drenovës Mariglen Kadiun.
Burime për BallkanWeb dhe News24 bëjnë me dije se Kadiu ka kaluar në Drenovë rreth 7-8 muaj më parë pasi më herët ka ushtruar të njëjtin funksion në Peqin.
Arrestimi i tij dyshohet të lidhet me ngjarjen e Peqinit.
Vendimi është dhënë nga gjykata e Elbasanit, dhe ka përfituar nga rrethanat lehtësuese familjare për konvertim dënimi, nga arrest me burg në arrest shtëpie.