Shkëlzen Berisha është paraqitur këtë të mërkurë në GJKKO për të dëshmuar në lidhje me çështjen Gërdeci.
Në këtë çështje është marrë si i pandehur ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu.
Djali i ish-kryeministrit Berisha, i cili është thirrur për të dëshmuar nga SPAK, pritet të flasë për mediat pas daljes nga Gjykata.
Kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.
Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.