Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një kanal me ujë në fshatin Goricaj të Divjakës. Nga hetimet e kryera rezulton se ai është shtetasi me inicialet, S.B., 77-vjeç.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se 77-vjeçari dyshohet të jetë vetëhedhur në kanal.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
"Divjakë/Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur. Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes."