Romir Saraçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për vulën dhe logon e PD-së, cështje të cilën Gjykata e Lartë e ktheu sot për rishqyrtim në Apel, u shpreh se në të gjitha gjykatat sot ka një cështje që gjykohet për Sali Berishën.
Saraçi: Bashkimi Evropian ka reaguar për zgjedhjet në Shqipëri. Mos prisni të njëjtin reagim për zgjedhjet qëndrore me ato lokale që të jetë i njëjti temperament.
Sa i përket vjedhjes, ka patur reagime nga Bashkimi Evropian.
Ke pasur progres raportin e fundit, ke pasur raportin e OSBE ODIHR pas zgjedhjeve. Reagim ka pasur.
Vendimi i gjykatës së Lartë sot është në atë sagën e vendimeve gjyqësore të drejtësisë shqiptare karshi opozitës apo Sali Berishës.
Në të gjitha gjykatat sot ka një cështje që gjykohet për Sali Berishën, ose të paktën në vitin e fundit në të gjitha gjykatat, vetëm në gjykatën e Sarandës nuk ka dosje për Berishën.