Eduard Sharka, ish-kryetar i shoqatës së fermerëve ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për importet në Shqipëri.
Nisur nga një video e postuar e deputetit Erion Braçe i cili shfaqej i habitur që në tregun e Lushnjës kishte parë shumë ushqime të importuara nga jashtë, mes produkteve ishte edhe qepa e importuar nga Serbia, e cila siç u shpreh Braçe po konkurron produktin vendas, Sharka tha se kjo situatë ishe një situatë e paralajmëruar prej kohësh.
“Unë nuk jam i habitur. Kjo është një situatë e paralajmëruar. Kur bujqësia menaxhohet me një politik të tillë, me të tilla politika ekonomike dhe fiskale, këtu do të arrinim. Madje ky është fillimi i rënies.
Ka tre vite, sipas të dhënave të INSTAT ka rënie. E kemi paralajmëruar në 2018-2019 , ju rikujtoj protestat e fermerëve në Lushnjë, i çuan 5 kërkesa ministrit të bujqësisë, ministrit të financave, kryeministrit”,-tha Eduard Sharka.