Shkëlzen Brahaj, ish-oficer i RENEA-s, këtë herë i veshur si Babagjyshi ishte së bashku me gazetaren e “Good Morning Albanians”, Ledjana Braçja në një familje në Krrabë, për të suprizuar tre vajza të vogla të familjes Alimadhi.
Vajzat mësojnë shumë në shkollë, binjaket madje kanë menduar edhe se çfarë do të bëhen kur të rriten, njëra do të bëhet mjeke ndërsa tjetra kuzhiniere.
Nëna e vajzave shprehet se jetesën e kanë të vështirë, pasi përveç kushteve jo të mira ekonomike, një nga vajzat është e sëmurë dhe duhet të marrë mjekim çdo muaj
“Me kushtet që kemi jeta është shumë e vështirë. Vajzën e kemi pasur shumë sëmurë. Ka disa sëmundje. Merr ilaçe. E çojmë muaj për muaj”,-tha nëna e tre vajzave.