Berishën po e arrestojnë se nuk shkoi në SPAK? Analiza e Roland Qafokut

Shqipëria

Berishën po e arrestojnë se nuk shkoi në SPAK? Analiza e Roland Qafokut

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 18:55
Sali Berisha

Pedagogu Roland Qafoku foli në lidhje me shtyrjen e dhënies së vendimit për Sali Berishën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se e gjitha kjo po ndodh për shkak se Berisha nuk u paraqitur në SPAK atëherë kur iu kërkua.

Mes të tjerash ai nënvizoi se në bazë të informacioneve nga dosja nuk shikojnë asnjë vepër penale.

“Unë mendoj se masa arrest shtëpie dhe ‘arrest me burg’  janë si pasojë e mosparaqitjes së Berishës, i cili dy herë në burg do të shkonte në SPAK. Me informacionin që kemi nga dosja, ne nuk shikojmë një vepër penale. Dhe Malltezi, është thjesht një viktimë. Mes atyre që duhet të ishin në Prokurori do të ishin Ministra, zv.ministra dhe jo Malltezi, sepse ai nuk ka pasur një post shtetëror. Ai për këtë çështje ka fatkeqësinë juridike që është dhëndri i kryeministrit. Ajo që unë do thosha është se e vetmja pikë që e ngatërroi  këtë histori ishte mosparaqitja e Berishës në SPAK”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat