Bido: Si regjimet naziste edhe ato komuniste, e kanë vetinë që regjistrojnë gjithçka, edhe krimet e tyre

Shqipëria

Bido: Si regjimet naziste edhe ato komuniste, e kanë vetinë që regjistrojnë gjithçka, edhe krimet e tyre

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 21:44
Ardit Bido

Drejtori i përgjithshëm i arkivave, Ardit Bido i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se si regjimet naziste edhe ato komuniste, e kanë këtë veti që regjistrojnë gjithcka, edhe krimet e tyre.

Ardit Bido: Ka të bëjë me paranojën e regjimit komunist që regjistronte gjithcka. Regjistronte edhe krimet e veta. Nuk është kulturë është paranojë.

Regjistrohej cdo takim që bënte Enver Hoxha, i cili i rikthehej pastaj këtyre takimeve dhe që ne e dimë se pse ka ndodhur.

Enver Hoxha në momentin që tentonte të arrestonte kupolën e ministrisë së jashtme, shohim se si ai  krijon dhe ndërton akuzën që më pas do ti vendosej zyrtarisht nga shërbimet e shtetit shqiptar mbi personat e akuzuar.

Dhe këtë e ndërton hap pas hapi. Pra nuk kemi të bëjmë me një kulturë të ruajtjes së memories sesa këmi të bëjmë me një kontroll tërësor të mënyrës së ushtrimit të pushtetit nga ai regjim. Dhe ai regjim e ka pasur atë paranojë.

Si regjimet naziste edhe ato komuniste, e kanë këtë veti që regjistrojnë gjithcka akoma edhe krimet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat