Çifti i pensionistëve nga Fieri të cilët pëlqejnë të shkojnë në mbrëmje me muzikë live e të kërcejnë.
Thanë për “Good Morning Albanians” se ata rrallë herë zihen, por edhe nëse kjo ndodh kafen e pinë sërish bashkë. Ata thanë se në 35 vite martesë, mirëkuptimi, sinqeriteti dhe mosmbajtja e inatit, ka qenë “çelësi i dashurisë” për ta.
“Fjalë mund të bëjmë ne, por unë inat nuk mbaj. Kafen e pimë prap bashkë. Nuk mbajmë inate”,-tha Drita Goga.
“Në çift mund te ketë gjithnjë debate, por rëndësi ka të sheshohen gjërat. Kur e kam unë gabim më bind kjo, kur e ka gabim ajo e bind unë”,-tha Spiro Goga.